• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë ndodh kur Ajkës i bien lodrat?  Reagimi i Besit me një video do ju shkrijë së qeshuri

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaj u bënë prindër të Ajkës pak muaj më parë dhe që prej asaj kohe çdo moment i jetës së tyre lidhet me të voglën. Megjithëse janë shprehur të vendosur për të mos e publikuar imazhin e saj, detaje nga rritja e së voglës i kanë publikuar në mënyra të tjera.

Pak orë më parë, ka qenë Besi ai që ka publikuar një moment shumë argëtues si baba i ri. Ai shfaqet në një video të xhiruar nga kamerat e sigurisë teksa fut disa sende në makinën e tij. Mes tyre qëndrojnë edhe lodrat e Ajkës, të cilat bien në tokë dhe në përpjekje për t’i kapur sa më shpejt, aktori rrëzohet me shpinë në tokë. Në sfond dëgjohen të qeshurat e Besit dhe miqve të tij, bashkë me komentet për skenën qesharake. “Kur bien lodrat e Ajkës nga makina dhe babi do t’i kapë si futbollist”, shkruan ai krahas videos.

Për më të tepër, ju ftojmë ta shijoni vetë sekuencën. / revistawho.com

CLOSE
CLOSE