• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë mendimi ka Gigi për lidhjen e vëllait të saj me Duan? Kjo foto i tregon të gjitha

Prej disa kohësh tani është bërë e ditur ndarja e këngëtares Dua Lipa me Isaac Carew dhe përfshirja e saj në një lidhje të re me vëllain e modeleve të famshme, Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid. Duket se Dua është mjaft e dhënë pas partnerit të saj e këtë e dëshmoi më së shumti me prezencën e saj në funeralin e gjyshes së tij. Motrat e Anwar deri më tani nuk kishin reaguar ndaj marrëdhënies së tyre, por ditën e djeshme Gigi na tregoi të kundërtën. Ajo publikoi një foto të të dyve në Instagram duke shkruar: “Ok, i dua këta të dy kaq shumë”. Kujtojmë që Dua vazhdon të jetë ndër të parat në klasifikimet botërore dhe suksesi duket se do e ndjekë  për një kohë të gjatë.