• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë kuptimi ka lulja e kuqe që anëtarët e pallatit mbretëror vendosin mbi xhaketat e tyre?

Të shumtë janë ndjekësit e pallatit mbretëror të cilët nuk e kanë kuptuar ende pse pjesëtarët e pallatit ‘Kensington’ vendosin lulen e kuqe mbi xhaketat e tyre gjatë aktiviteteve të ndryshme kujtimore që organizohen në të.

Megjithatë familja mbretërore nuk është e vetmja që e respekton këtë traditë, duke vendosur lulekuqe në këtë festë. Tradita e dhurimit të këtyre luleve nisi në 11 nëntor filloi në 1921, kur u themelua Legjioni Mbretëror britanik. Pasi mbaroi lufta e parë botërore, lulëkuqet u rritën mbi fushat e vjetra të betejës dhe u bënë si një “simbol i kujtesës dhe shpresës”.

Pas një fushate të suksesshme për ta bërë lulen simbolin zyrtar të përkujtimit, legjioni mbretëror britanik shiti lulekuqe të bëra nga mëndafshi, duke përdorur të ardhurat për të mbështetur veteranët, jeta e të cilëve u prek nga lufta.

Tradita vazhdon edhe sot, megjithëse lulekuqet tani bëhen zakonisht nga letra dhe jo mëndafshi./revistawho.com