• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë ka ndodhur me Liam Hemsworth pas ndarjes nga Miley Cyrus? Kunata e tij zbulon detajet e reja

Marrëdhënia e Miley Cyrus dhe Liam Hemsworth fill pas ndarjes së tyre, ka qenë në krye të mediave rozë. Ndonëse asnjë prej tyre nuk u shpreh për raportin dhe arsyet e ndarjes, duket se së fundmi këtë gjë e ka bërë kunata e Liam.

Elsa e cila është e lidhur me vëllain e Hemsworth, ka gëzuar një marrëdhënie shumë të ngushtë dikur me yllin e muzikës pop. Në një intervistë të dhënë së fundmi për ‘Hola’ ajo ka treguar se çfarë ka ndodhur gjithë këto kohë me Liam. “Ka qenë një marrëdhënie 10-vjeçare dhe për të nuk ka qenë e lehtë, por ai ja ka dalë shumë mirë. Ai është një djalë i fortë dhe meriton më të mirën. Liam ka pasur shumë mbështetje nga familja e tij, por dhe vëllai i cili i ka dhënë gjithë forcën që i duhej”, u shpreh Elsa në intervistën e fundit.

Kujtojmë se tashmë Cyrus është në një lidhje të re dashurie me Cody Simpson, ndërsa Liam në hapat e para të njohjes me një vajzë me të cilën u fotografua disa muaj më parë./revistawho.com

CLOSE
CLOSE