• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë ka menduar të veshë Marina për mbrëmjen e sotme? Moderatorja zbulon pamjen duke i surprizuar të gjithë

Mbrëmjen e sotme në ekranin e ‘Tv Klan’ pritet të nisë spektakli më i ri, ‘Klanifornia Show’, i cili do të sjellë pranë publikut shqiptar humor dhe muzikë të mirë. Ndonëse kurioziteti i ndjekësve është tepër i madh rreth të ftuarve special të kësaj premiere, Marina ka zbuluar pak më parë ‘look-un’ me të cilin do të shfaqet mbrëmjen e sotme.

Ajo ka publikuar një video në llogarinë e saj në ‘Instagram’ ku tregon se është gati, ndërsa dallohet veshja e plotë e moderatores. Vjollca ka zgjedhur një ‘look’ i cili të jep idenë e një fundi të çarë në të dyja anët e këmbëve, ndërsa lart një xhaketë.

Menjëherë pas kësaj video nuk kanë munguar komentet e shumta jo vetëm nga ndjekësit, por dhe kolegë të Marinës të cilët i kanë uruar suksese për mbrëmjen e sotme. Ndër to nuk ka munguar as ai nga motra e saj, Luana, e cila është surprizuar me formën perfekte të Marinës.

Kujtojmë se mbrëmjen e sotme dy motrat do të jenë përballë njëra-tjetrës në të njëjtin orar në ekranin e ‘Top Channel’ dhe ‘Tv Klan’./revistawho.com