• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë i ka bërë të gjithë të fiksohen sërish me Meghan Markle?

Meghan Markle ka qenë gjithmonë në qendër të vëmendjes së mediave rozë. Dukesha e Sussex ka arritur të bëjë për vete shumë ndjekës të pallatit mvretëror, për shkak të thjeshtësisë që ka treguar edhe në daljet publike. Shpesh duke kundërshtuar dhe protokollin e familjes mbretërore, 38-vjeçarja ka bërë që të ‘adhurohet’ më shumë nga të gjithë fansat në mbarë botën.

Pak ditë më parë ajo u kthye nga turi më i fundit në Afrikë, aty ku ndodhej së bashku me Princ Harry-n dhe vogëlushin Archie.

Pas përfundimit të tij Meghan tregoi se kishte përjetuar emocione të forta teksa kishte jetuar njerëz të ndryshëm. Pas të gjitha deklaratave plot emocion, në rrjet ka qarkulluar një video e dukeshës së Britanisë së Madhe ku duket se është duke provuar një nga filtrat që ofrojnë rrjetet sociale me kurorë në kokë. Reagimi i Markle sapo ka parë veten, i ka bërë të gjithë të qeshin duke e komplimentuar njëherazi për thjeshtësinë që ajo tregon.

Kujtojmë se fill pas turit në Afrikë dyshja mbretërore ka vazhduar me të tjera projekte nga familja ‘Kensington’./revistawho.com