• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë i bëri bashkë Princ Harry-n dhe Ed Sheeran?

Video më e fundit e publikuar nga duka i Sussex në llogarinë në ‘Instagram’ ku shfaqej krah këngëtarit të njohur Ed Sheeran i ka habitur jo pak ndjekësit e pallatit mbretëror. Sipas burimeve nga pallati ‘Kensington’ kjo video është realizuar në kuadër të një bashkëpunim midis Princ Harry-t dhe Ed Sheeran.

Në video shfaqet Sheeran duke shkuar deri tek dera e Harry-t, ndërsa ai e ka mirëpritur, megjithëse është ende e paqartë nëse ata ishin në të vërtetë në rezidencën e Sussex në Frogmore Cottage.

Burime të tjera kanë shtuar se kjo dalje e tyre publike lidhet me fushatën e shëndetit mendor, kundër depresionit, ankthit etj. Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Princ Harry zgjedh të bashkëpunojë me figura të njohura, të cilat ndikojnë në një lloj mënyre në fushatat sensibilizuese që ai merr./revistawho.com