• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë i bën bashkë Miley Cyrus dhe Drake? Këngëtarët zbulojnë surprizën e radhës

Nëse do të shihni postimet më të fundit të këngëtares Miley Cyrus në ‘Instagram’, do të kuptoni se shumë shpejt do të ketë një bashkëpunim mes saj dhe reperit Drake. Fansat po spekulojnë se ajo po bashkëpunon edhe me reperen Mia, por 26-vjeçarja nuk ka konfirmuar ende asgjë. Në foton e publikuar Miley duket se po i hedh vetes ujë, ndërkohë që ndodhet në pishinë dhe bashkangjitur ka shkruar: “Duke lagur veten time me lotët e Champagnepapi”.

Kujtojmë se disa muaj më parë Cyrus kurorëzoi dashurinë e saj me Liam Hemsworth në martesë, e pas kësaj etape këngëtarja ka vendosur të rikthehet në muzikë./revistawho.com