• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë fshihet pas setit fotografik të Eni Koçit? Këto video krah Gencit do ju bëjnë të qeshni pafund

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj pranuan se ishin në një lidhje me njëri-tjetrin disa muaj më parë, gjatë festës së organizuar nga ‘Op Labi Party’ në Kosovë. Pas këtij momenti, dyshja është parë të publikojë foto dhe video të ndryshme duke treguar se shumicën e kohës gjenden pranë njëri-tjetrit. Koçi ka zbuluar se një nga mbështetjet më të mëdha të saj në projektet muzikore që ka sjellë, është partneri i saj, Genci.

Ndërsa së fundmi me anë të disa videove të publikuara në ‘Instastory’, Eni ka treguar se çfarë i është dashur të bëjë për të realizuar një set fotografik. Për shkak të pozicionit jo shumë komod, Genci e ka ndihmuar këngëtaren për të realizuar foton e duhur, duke e tërhequr nga këmbët. Në video dallohen të qeshurat e dyshes gjatë këtyre momenteve argëtuese në prapaskenë.

Siç duket dhe nga pamjet e publikuara, dyshja gëzon një marrëdhënie fantastike. Ata gjenden pranë njëri-tjetrit në çdo projekt duke u kujdesur për të gjitha detajet./revistawho.com