• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë do të sjellë sezoni i ri ‘Keeping Up With The Kardashians’? Fansat të surprizuar më shumë se kurrë

Një ndër serialet më të ndjekura në botë, ‘Keeping Up With The Kardashians’ pritet të nisë në datë 8 të këtij muaji duke sjellë shumë drama. Së fundmi është publikuar traileri, i cili zbulon dhe se çfarë do të jepet këtë sezon në serial. Sipas promos së publikuar pritet që kësaj here të ketë debate shumë të ‘nxehta’ midis Kim dhe Kourtney Kadashian, pasi kjo e fundit dëshiron të largohet nga bizneset familjare.
Pjesë e këtyre xhirimeve do të jetë dhe momenti kur Tristan shfaqet në festën e vogëlushes së tij 1-vjeç, True pa njoftuar askënd. Ndërsa një pjesë tjetër do të zbulojë frikën e Kim se mund të jetë prekur nga sëmundja ‘Lupus’.
Menjëherë pas këtyre lajmeve të gjithë fansat e klanit ‘Kardashian-Jenner’ janë duke pritur me padurim këtë sezon të ri të tyre./revistawho.com