• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Çfarë do të donte të dëgjonte djali i saj pas disa vitesh? Fatma emocionon edhe Dojnën me përgjigjen

Ditën e sotme Fatma Methasani u bë pjesë e rubrikës “Një ditë me Dojnën” në “Pop Culture”. Intervista u zhvillua në shtëpinë e Fatmës dhe Alfios, për ta bërë sa më komode për Methasanin, që është në muajin e gjashtë të pritjes së ëmbël. Moderatorja ka treguar se në këto muaj të shtatzënisë i ka ndodhur shumë rrallë të bëhet nevrike, nuk ka neps, por vetëm i flihet gjumë. Duke u kthyer pas në kohë Fatma ka rrëfyer se asnjëherë nuk e ka konsideruar veten si të bukur dhe se Alfio ka ndikuar shumë në vetbesimin e saj nga dashuria që i dhuron. Kur u pyet nga Dojna nëse ka menduar çfarë emisioni do të drejtojë pas lindjes së djalit, Fatma tha se nuk e ka shkuar në mendje këtë gjë, pasi gjithë energjinë dëshiron ta ketë të përqëndruar tek fëmija. Ajo tregoi se kjo periudhë e ka ndryshuar plotësisht si njeri dhe se po pret me padurim kohën kur vogëlushi do të vijë në jetë. Më pas Fatma tha se kur djali të rritet dhe të kërkojë në internet për nënën e tij, do të donte të dëgjonte që vajzës që ai do të dashurojë t’i shkëlqejnë sytë njësoj si Fatmës i shkëlqejnë për Alfion. “Do i thoja që mami nuk ka qenë gjithmonë kaq e shëndoshë. Që të jem realiste do i thosha: ‘E sheh si i shkëlqejnë mamit sytë kur flet për babin tënd. Qëllimi i jetës tënde do të jetë që të gjesh dhe ti një vajzë që t’i shkëlqejnë kështu sytë kur të flasë për ty'”, është shprehur Fatma.

Kjo përgjigje e saj e ka emocionuar edhe Dojnën, e cila është përlotur. Kujtojmë se për pak muaj Fatma e mbajti shtatzëninë të fshehtë, derisa në shtator e pranoi publikisht me foton më të bukur me Alfion dhe ekon e bebit. /revistawho.com