• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Çfarë do ndodhë me karrierën e Britney Spears pas rehabilitimit?

Pak kohë më parë, Britney Spears ishte kryefjala e mediave, pasi këngëtarja pësoi një krizë dhe u shtrua në një qendër rehabilitimi. Por, çfarë do ndodhë me karrierën e saj tani e tutje? Menaxheri i saj është shprehur gjatë një interviste për ‘TMZ’ se Britney ndoshta nuk do t’i kthehet më kurrë muzikës. “Kam qenë pranë saj në 2/3 e jetës së saj. Unë e shoh atë si vajzat e mia. Është diçka shumë emocionale për mua dhe shumë e vështirë. Dua që ajo të jetë në një vend të qetë dhe të lumtur. Nuk bëhet më fjalë për karrierën, por për jetën”, ka thënë Larry Rudolph për ‘Variety’. Sipas tij, Britney ka anulluar koncertet që kishte planifikuar të realizonte dhe momentalisht, këto nuk janë në fokusin e saj apo të familjes./revistawho.com