• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Celine Dion i prek të gjithë me fjalët për bashkëshortin e ndjerë: Ai është kudo me mua

Celine Dion humbi bashkëshortin e saj, Rene Angelil, në janar të 2016-tës pas një lufte të gjatë të tij me kancerin në fyt. Ata kishin tre fëmijë së bashku, Rene Charles dhe binjakët 8-vjeçarë Nelson dhe Eddy. Pavarësisht se koha kalon Celine nuk mundet ta harrojë bashkëshortin dhe është e bindur se nuk do mundet të gjejë kurrë një dashuri tjetër. Së fundmi në një intervistë për “Entertainment Tonight” këngëtarja i ka prekur të gjithë me fjalët dhe rrëfimin për bashkëshortin e ndjerë. “Më duhet ta them se vazhdoj ta ndjej se kam qenë dhe vazhdoj të jem gruaja më me fat në botë, sepse kam pasur lidhje me burrin më të mirë në botë, babain e fëmijëve të mi. Çdo ditë unë e shoh atë për shkak të tre fëmijëve tanë… ata i ngjajnë shumë atij dhe bëjnë shumë gjëra njësoj si ai dhe kjo është e mrekullueshme”, është shprehur Celine. Më pas ajo ka shtuar: “Rene është me mua gjatë gjithë kohës dhe prandaj unë gjej kurajo. Prandaj unë jam e fortë dhe prandaj jam duke gjetur me kohën akoma më shumë fuqi, sepse si nënë beqare më duhet t’ju mësoj fëmijëve të mi pavarësinë, se është shumë e rëndësishme të jesh i pavarur në jetë”. Gjatë intervistës ajo ka treguar se aktualisht është beqare dhe ka insistuar se nuk do të gjejë kurrë një tjetër dashuri si Rene. /revistawho.com