• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Vetëm në WHO

Çdo bashkëpunim i suksesshëm i Flori Mumajesit (VIDEO)

Flori Mumajesi është një emër shumë i dashur për publikun shqiptar. Bashkë me grupin e tij, ‘Threedots’ prej shumë vitesh na sjellin hite të njëpasnjëshme. Megjithatë Flori ka bashkëpunuar me shumë femra të estradës shqiptare dhe jo vetëm, kështu që nisur nga kënga e tij më e re jemi frymëzuar t’ju sjellim një listë të këngëve të tij më të suksesshme.

1. Flori Mumajesi ft Soni Malaj- Fluturimi 3470

Flori dhe Soni bënë paraqitjen e tyre në ‘Kënga Magjike 2007’ me këtë këngë dhe patën një sukses të menjëhershëm. Duhet të themi që dhe pas 11 vitesh, kjo këngë ende dëgjohet.

2. Flori Mumajesi ft Arilena Ara- Nallane 3

Bashkëpunimi i këtyre dy këngëtarëve ishte pak i papritur, por në momentin që doli kënga u pëlqye menjëherë nga të gjithë. Mund ta dëgjoni në çdo lokal, makinë apo disko.

3. Besa ft Flori Mumajesi – 123

Ka pasur shumë polemika mbi këtë këngë dhe kuptimit të saj, por gjithsesi është një këngë shumë e pëlqyer dhe e klikuar.

4. Flori Mumajesi ft Elvana Gjata- Kuq e zi je ti

Duke qenë se në vitin që doli kjo këngë, kombëtarja jonë u bë pjesë e botërorit dhe të gjithë festuan për ditë me rradhë. Le të themi që kjo këngë është kthyer tashmë në një himn të popullit shqiptar.

5. Dhurata Dora ft Flori Mumajesi- Trëndafil

Dhurata është një nga femrat më të bukura dhe të talentuara të estradës. Ky bashkëpunim erdhi vetëm para 9 muajsh dhe që atëherë është ngulur në mendjen tonë.

6. Flori Mumajesi ft Argjentina Ramosaj- Ku ishe ti

Një këngë dedikuar të dashuruarve dhe atyre me zemër të thyer. Menjëherë mori reagime pozitive nga shumë artistë dhe nga publiku shqiptar.

7. Luar ft Flori Mumajesi- Gjithmonë

Mendojmë se kjo është një nga ato këngë që edhe pse vitet kalojnë ende vazhdojmë të dimë çdo fjalë. Jemi shumë të sigurt që kjo ndodh dhe me ju. Është publikuar në vitin 2012, por vazhdon të jetë mjaft e suksesshme.

8. Flori Mumajesi ft Evi Reci- I ngjan asaj

Një këngë e kompozuar nga vetë Flori dhe grupi i tij, një tjetër sukses. Talenti i Florit dhe zëri i Evit kombinohen në mënyrë perfekte.

9. Shkurte Gashi ft Flori Mumajesi- Si dikur

10. Shkurte Gashi ft Flori Mumajesi- Tu luta

Duke qenë se të dy shkonin shumë bashkë dhe pëlqeheshin nga publiku, vendosën të sillnin një projekt të dytë. Më një sukses çdo vit, Flori ka fituar zemrën e të gjithëve, kështu që presim dhe shumë bashkëpunime të reja.