Pak ditë më parë në media u tha se Cardi B është rikthyer me bashkëshortin e saj Offset me të cilin ka edhe një vajzë. Arsyeja e ndarjes ishte tradhtia e këtij të fundit, që bëri një bujë të madhe në media. Bëhej fjalë për disa mesazhe ku Offset fliste me dy femra të tjera për të kryer një marrëdhënie seksuale treshe.
Cardi B për t’ja falur të gjithë këtë gabim i ka vendosur atij disa kushte mjaft të rrepta, të cilat reperi është treguar i gatshëm t’i plotësojë.
Sipas “TMZ” Cardi i ka ndryshuar atij numrin e telefonit që e mbante prej vitesh dhe numrin e ri duhet ta përdorë vetëm për të folur me bashkëpunuesit dhe partneren. Gjithashtu reperja i ka ndaluar kategorikisht që ai të mendojë për marrëdhënie treshe./revistawho.com