Cardi B është një nga reperet më të famshme, e cila përveç karrierës së saj muzikore njiher edhe për karakterin apo sjelljet e ‘çmendura’. Së fundmi, gjatë performancës në ‘Wireless Festival’ në Londër, Cardi ka hequr paruken e saj dhe ia ka hedhur publikut. Menjëherë të gjithë kanë filluar të bërtasin dbe të hidhen të emocionuar. Menjëherë pas këtij veprimi, reperja ka reaguar nëpërmjet një videoje në ‘Instagram’, duke publikuar këtë moment. “Veprova papritur. Dua paruken mbrapsht. Më shkruaj”, ka shkruar Cardi, duke iu drejtuar personit që ka marrë paruken e saj. Përveç komenteve të shumta të fansave të saj, ajo ka marrë dhe shumë reagime nga kolegë, emra të njohur si Snoop Dogg, Remy Ma, Taraji P. Henson, etj. Videoja e publikuar ka marrë më shumë se 10 milionë klikime dhe duket se është pëlqyer nga të gjithë./revistawho.com
https://www.instagram.com/p/BzjWxzMATpJ/?igshid=15xgp8w716vib