• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Cardi B anulon koncertet, Offset gjendet pranë saj në këto çaste të vështira

Cardi B është detyruar të anulojë koncertet e saj për të rimarrë veten nga operacionet e shumta plastike që ka bërë muajt e fundit. Në datë 5 maj ajo pranoi gjatë një performance në Memphis se kishte kryer zmadhimin e gjoksit dhe heqje të dhjamit. Këto ndërhyrje kanë bërë që reperja të ketë disa komplikime të shëndetit, ndonëse pranë saj është gjendur partneri me të cilin ka dhe një fëmijë. Offset i është përkushtuar totalisht Cardi-t, duke e kthyer atë në prioritetin kryesor të tij.

Kujtojmë se disa muaj më parë, dyshja i dha fund marrëdhënies se tyre për shkak të tradhtisë së reperit, megjithatë çdo gjë i përket të shkuarës tashmë./revistawho.com