• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Cara Delevigne flet për herë të parë për marrëdhënien me Kendall Jenner dhe partneren Ashley Benson

Cara Delevigne ka folur sot për herë të parë në “Elle” në lidhje me marrëdhënien e saj me supermodelen Kendall Jenner, si dhe me partneren Ashley Benson. Fillimet e Cara-s në industrinë e modës nuk kanë qenë aspak të lehta, kjo pasi ajo mendonte se askush që ishte pjesë e industrisë nuk donte të ishte pjesë e saj. Ajo dhe Kendall Jenner janë njohur pasi Delevigne ishte bërë pjesë e botës së modës dhe janë afruar menjëherë pas bisedës së tyre të parë. Përsa i përket lidhjes së shumëpërfolur me aktoren Ashley Benson, të cilën dyshja e ka mbajtur gjithmonë larg syrit të mediave dhe publikut, Cara ka folur për herë të parë. “Është diçka e bekuar, e kuptoj pse njerëzit janë kuriozë. Mendojnë se dua të jem e fshehtë apo se më turp nga ndonjë gjë, por jo. Është diçka e veçantë”, është shprehur Cara. “Unë jam më mirë kur jam e dashuruar dhe s’do të thotë me një person, por dhe me veten time”, ka vazhduar ajo. Cara dhe Ashley prej kohësh janë në një lidhje, por vetëm disa muaj më parë e bënë atë publike nëpërmjet një fotoje në ‘Instagram’./revistawho.com