Të gjithë biem dakort kur themi se Capital T është një nga këngëtarët më të pëlqyer shqiptarë, por suksesi i reperit duket se vazhdon dhe përtej oqeanit. Ai po mbështetet nga babai i yllit me famë botërore, Drake. “Një thirrje për vëllain tim @truekapo që po e shkatërron lojën në Shqipëri. Të shoh plako, ke mbeshtetjen time këtu në Shtetet e Bashkuara!”-i ka shkruar reperit shqiptar babai i Drake, i cili gjithashtu është muzikant. Kjo gjë ka emocionuar pafund Capital T, i cili është shprehur: “Jeta është e çmendur! Babai i idhullit tim më të madh dhe frymëzimit tim, Drake, më njeh dhe më ofron mbështetjen e tij në SHBA. Faleminderit shumë”. Ku i dihet, mbase në të ardhmen mund të kemi dhe një bashkëpunim mes reperave.