• youuinsttaaffccbb
TEST
4, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Can Yaman i surprizon të gjithë, tregon ushqimet e preferuara shqiptare

Can Yaman është një nga aktorët më të suksesshëm të momentit në Turqi, por sidomos pas transmetimit të serialit ‘Erkenci Kus’ fama e tij u rrit së tepërmi. Ai njihet gjithashtu për fakti që është me origjinë nga Prishtina, detaj ky që është konfirmuar nga vetë aktori. Së fundmi bukuroshi turk ka zbuluar në një intervistë lidhjen e fortë që ka me ushqimet shqiptare, të cilat siç ka treguar ja gatuante gjyshja dhe lidhjen me to e ka ende shumë të fortë.

“Ka lidhje me atë që rritesh dhe shijen e saj vazhdon të shijosh edhe më vonë. Unë ushqimet e gjyshes nuk i ndërroj me asgjë. Ajo bën një byrek që zgjat 3 orë. I hap vet petët. Bën byrek me presh. E bën aq të mirë sa të lëpish gishtat. Bën pogaçe me kos, hudhëra, salca dhe mishin e bën copa-copa. Janë ushqime të veçanta të cilat nuk i provojnë të gjithë”, shprehet Can.

Aktori i njohur shfaqet në serialin e suksesshëm prej disa muajsh dhe xhirmet për finalen e tij vazhdojnë ende. / revistawho.com