Në muajin dhjetor të vitit që lamë pas, këngëtari Mozzik dhe partnerja e tij, Loredana, u bënë prindër për herë të parë me një vajzë të cilën e quajtën Hana.
Pavarësisht se periudhën e shtatzënisë e mbajtën larg vëmendjes së mediave, tashmë ata kanë zgjedhur të ndajnë me ndjekësit, foto të shumta të vajzës së tyre. Mozzik ka publikuar së fundmi një foto të vogëlushes në ‘Instagram’, e cila ka buzëqeshur për herë të parë dhe reperi ka ndarë me fansat e tij emocionet nga kjo foto.
“O engjëlli im, sa e bukur qenka buzëqeshja jote e parë. Ti je e gjithë jeta ime, me padurim po pres të dëgjoj fjalën tënde të parë nga goja jote e vogël”, ka shkruar këngëtari mbi foton e Hanës.
Siç duket reperi po përjeton një nga periudhat më të bukura në jetën e tij, pas ardhjes në jetë të vajzës./revistawho.com