Ish e dashura e Brooklyn Beckham është parë duke qarë pas një bisede me këtë të fundit në festën e London Fashion Week.
Burime të “The Sun” tregojnë se ata patën një bisedë intesive dhe dukej si një lojë e ‘maces dhe miut’.
“Ata po flisnim bashkë dhe ishte situatë tepër e tensionuar. Nga fundi i bisedës munda të dëgjoja Brooklyn që tha ‘është çfarë është’. Ajo u largua dhe shkoi tek miqtë e saj në dukje e demoralizuar, por e mbajti veten me ndihmën e tyre”, raportuan burimet.
Pjesa tjetër e mbrëmjes ishte si macja me miun për të dy. Ajo mundohej që t’i dilte para që ai ta shihte apo t’i afrohej, por më vonë Hana u pa duke qarë në tualet gjatë festës.
Çifti konfirmoi lidhjen në dhjetor të 2018, e në gusht u hodhën dyshimet për një ndarje të mundshme pasi ata nuk postonin më foto së bashku.