• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Britney Spears tregon si ka ndikuar stresi në shëndetin e saj: Kam humbur 2 kilogramë

Muajt e fundit kanë qenë ndër më të vështirët për Britney Spears, për shkak të problemeve të saj me babain dhe shëndetin mendor. Për shkak të këtyre shqetësimeve, Britney u shtrua në një qendër rehabilitimi, ndërsa pak ditë më parë u fotografua duke dalë prej saj. Së fundmi Spears ka treguar se kjo periudhë stresuese ka ndikuar në shëndetin e saj në përgjithësi, sepse ka arritur të humbasë 2.2 kilogramë. Këngëtarja e njohur ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën shihet duke u ushtruar në palestër dhe përkrah saj ka treguar se si ka ndikuar stresi në peshë. “Kush e dinte se nga stresi do humbisja 2.2 kilogramë nga pesha ime”, ka shkruar artistja bashkangjitur videos.

Ndërkohë burime për “Hollywood Life” kanë treguar se Britney filloi të kishte probleme me stresin për shkak të gjendjes shëndetësore të babait të saj dhe mohuan faktin se këngëtarja u dërgua me forcë në qendrën e rehabilitimit. /revistawho.com