• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Britney Spears “ia mbath” në Hawaii pasi babai i saj jep dorëheqjen nga kujdestaria mbi të

Këngëtarja amerikane Britney Spears ka marrë disa ditë pushime pas lajmit se babai i saj, nuk do të jetë më kujdestari i saj pas 11 vitesh.

Spears ka zgjedhur të pushojë në Hawaii ku është shfaqur e relaksuar, teksa ka ekspozuar trupin e saj me një palë bikini të verdha.

Kjo “arratisje” e Britney vjen pasi i ati i saj, Jamie Spears paraqiti letrat në Los Angeles më 5 shtator duke i kërkuar gjykatës që ta lirojë përkohësisht nga roli mbrojtës për arsye të tij shëndetësore.

Ky largimi i tij erdhi pasi ish-partneri i Spears, Kevin Federline e akuzoi Jamie për abuzim ndaj djalit të tyre Sean. Gjykata miratoi kërkesën të hënën, duke emëruar si kujdestarin e ri të Britney, Jodi Montgomery.

Britney u vendos në kujdes psikiatrik në vitin 2008, pasi refuzoi të hiqte dorë nga kujdestaria e fëmijëve të saj. Që nga ajo kohë, babai i saj, Jamie Spears i kërkoi gjykatës që të vendoste yllin e popit nën kujdesin e tij./revistawho.com