• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Brenda ditëlindjes së Ledri Vulës, ja si e festoi reperi 33-vjetorin

Dy ditë më parë, Ledri Vula mbushi plot 33 vjeç. Reperi mori shumë urime nga miqtë dhe kolegët e tij në rrjete sociale dhe kur të gjithë mendonin se ai nuk do të organizonte asnjë festë, Ledri na zbuloi të kundërtën. Mbrëmjen e djeshme, reperi ka festuar në një nga klubet më të njohura në Prishtinë, me rrethin e tij më të ngushtë shoqëror. Në ‘Instastory-n’ e tij, 33 vjeçari ka publikuar tortën gjgande që mbante formën e dy buzë femre, inspiruar nga kënga e tij ‘Kiss Kiss’, ku shkruante: “Gëzuar ditëlindjen Mim”. Sigurisht, nuk mund të mungonin pijet alkoolike, por këtë herë shishja e shampanjës mbante emrin ‘Ledri Vula’. Kujtojmë se në ditën e ditëlindjes së tij, Ledri i bëri një dhuratë fansave duke ulur çmimet e biletave të ‘Sunny Hill Festival’ për 24 orë. Nga ana tjetër, të gjithë jemi kuriozë të dimë çfarë dhuratash ka marrë reperi nga njerëzit e tij më të afërt./revistawho.com