Aktorët simpatikë Bradley Cooper dhe Jennifer Lawrence kanë luajtur tre filma sëbashku, por pavarësisht kësaj Cooper është shprehur se nuk do të lidhej kurrë me të.
I pyetur nëse mendon ndonjëherë të lidhet me Jennifer, aktori 41-vjeçar është përgjigjur me siguri, duke thënë: “Kurrë”.
Ai ka thënë se pavarësisht roleve që kanë pasur sëbashku nuk është tunduar kurrë të krijojë një marrëdhënie me aktoren 25-vjeçare.
Bradley, i cili është ndarë me modelen Suki Waterhouse në fillim të këtij viti, më parë ka thënë se Jennifer ishte shumë e re për të, por se fundmi ka deklaruar se mosha nuk është arsyeja që ai dhe Lawrence nuk janë bashkë në jetën reale.
Ndoshta një arsye e fortë për këtë qëndrim është fakti se aktori momentalisht po shijon romancën me modelen ruse Irina Shayk.