• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

“Botërori” këto ditë ka qenë pushim, por gazetaret sportive shqiptare nuk i ndahen futbollit

Me mbarimin e fazës së grupeve dhe kalimin në çerekfinale të “Kupës së Botës”, skuadrat e kualifikuara kanë bërë dy ditë “pushim” nga zhvillimi i ndeshjeve zyrtare. Megjithatë të gjithë dashamirësit e futbollit edhe këto ditë kanë qenë nën “ethet” e kampionatit. Madje duket se edhe gazetaret sportive shqiptare nuk kanë mundur të heqin dorë nga futbolli dhe për këtë arsye kanë organizuar vetë një ndeshje. Erjona Sulejmani ka publikuar në ‘Instagram’ disa fotografi pas zhvillimit të një ndeshje futbolli me gazetaret sportive të ‘RTSH’. Gazetaret bukuroshe nuk kishin se si të ndaheshin pa një fotografi duke bërë shqiponjën me duar, gjesti i cili u komentua gjatë këtë vit në ‘Kupën e Botës’ për shkak të Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqirit./revistawho.com