Regjisori i njohur i filmave ‘The Last Emerior”, “Last Tangos in Paris” etj, ka ndërruar jetë. Pas luftës së gjatë me kancerin, Bernardo Bertolucci nuk mundi t’i rezistojë më gjatë sëmundjes duke ndërruar jetë në Romë. Lajmin e ka bërë të ditur miku i tij i ngushtë për “BBC”.
Bertolucci është një emër i njohur në të gjithë botën dhe gjatë jetës së tij artistike ka arritur të korrë shumë suksese. Ai ka fituar 2 çmime “Oscar” dhe ka një yll në “Hall of Fame”, në ‘Hollywood’. Ndarja e tij nga jeta ka trishtuar shumë artistë, të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale./revistawho.com