• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bora dhe Jonida bashkohen në projektin më të ri, zbulohet pozicioni i këngëtares në emision

Ditën e djeshme, Jonida Maliqi I ka bërë kuriozë të gjithë me postimin e saj pranë studiove të ‘Tring’. Menjëherë u aludua për një bashkëpunim mes saj dhe Bora Zemanit. Duket se çdo gjë është e vërtetë pasi sipas “Iconstyle”, bukuroshet do të bëhen bashkë në emisionin e ri “ADC”, por janë në pozicione të ndryshme. Bora do të jetë moderatorja e këtij emisioni, ndërsa Jonida pjesë e jurisë, për të zgjedhur veshjen më të bukur. Në këtë ‘reality shoë’ 10 stilistë të rinj do të garojnë me njëri tjetrin për të prezantuar veshje të krijuara prej tyre. Mentor i tyre do të jetë stilisti i njohur, Ardi Asllani, një ‘akademi’ televizive për këta të rinj. Fituesi i çmimit të parë do të shpërblehet me një atelie, të paguar për 1 vit.