• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bojken Lako flet për planet e së ardhmes me Semin: Do bëjmë dasmë, por do jetë e çuditshme

Ditën e sotme kantautori i njohur, Bojken Lako, ishte i ftuar special në emisionin “Rreze dielli”. Bojken ka treguar detaje të shumta rreth karrierës dhe jetës së tij private, veçanërisht për lidhjen disavjeçare me këngëtaren Semi Jaupaj. Ai ka zbuluar se po mendon që së shpejti të krijojë një festival, “Bulza Festival” për promovimin e artistëve të rinj.

Më tej Bojken ka shtuar se partnerja, Semi, ka pasur ndikim shumë të madh tek ai dhe ka qenë mbështetja më e madhe e tij në çdo aspekt. “Gjatë gjithë këtyre viteve jam mbështetur shumë te Semi dhe kam marrë një lloj drejtimi dhe orientimi shumë të mirë, sepse e kam konsideruar si njeriun që edhe ana profesionale e shijeve të veta, por edhe si publik sepse ajo ka dëshirë që të më shohë si publik i thjeshtë”, ka thënë kantautori.

Bojken ka treguar se do të bëjnë një dasmë, e cila duhet të jetë shumë speciale. “Normalisht do të bëjmë dasmë, por ashtu siç i bëjmë gjërat e çuditshme, mbase do bëjmë ndonjë gjë të çuditshme atëherë kur duhet, ose do jetë mirë për të bërë diçka speciale. Normalisht që çdo njeri ka dëshirë të bëjë një ceremoni që ta mbajë mend me njeriun e tij të zemrës”, është shprehur Lako. Pak ditë më parë në emisionin “E Diell”, Bojken tregoi se për hir të dashurisë ndaj Semit ka hequr dorë nga veset dhe është orientuar drejt një rruge më të mirë. /revistawho.com