• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Bloggerja e akuzoi për kopjim, Kylie Jenner i bën të gjithë për të qeshur me përgjigjen e saj

Kylie Jenner ka nisur pushimet dhe gjatë këtyre ditëve nuk kanë munguar fotografitë sensuale nga ana e 21-vjeçares. Ditën e djeshme ajo publikoi në ‘Instagram’ një foto, në të cilën shihej totalisht e zhveshur vetëm me një kapele të madhe në kokë.

View this post on Instagram

vacation mode

A post shared by Kylie (@kyliejenner) on

Pavarësisht se fotoja mori shumë pëlqime nuk mungoi edhe një akuzë. Bloggerja e njohur Amanda Ensing është shprehur se Kylie e ka kopjuar për realizmin e fotos, sepse të njëjtën e ka publikuar edhe ajo pak kohë më parë. Amanda ka komentuar direkt në foton e Kylie-t për t’ja vënë në dukej këtë gjë. “Kjo foto duket shumë familjare”, ka shkruar bloggerja.

Kylie e ka parë këtë koment dhe menjëherë i është përgjigjur duke e lënë pa fjalë Ensing. “Sipas Kim K. ti nuk je fare në listën time, por unë u inspirova nga Pinterest”, shkruante Kylie. Menjëherë pas këtij komenti, ajo ka marrë mbështetjen e gjithë fansave të saj, të cilët janë të bindur se 21-vjeçarja nuk ka nevojë të kërkojë inspirim tjetërkund. Ka ndodhur shpesh që vajzat e famshme të familjes Kardashian-Jenner të akuzohen për kopjim apo ‘photoshop’ megjithatë ato vazhdojnë të kenë po të njëjtën influencë në rrjete sociale. /revistawho.com