• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Blindohet Stambolli, nuk do ta besoni sa të ftuar kishte në dasmën e vajzës së Erdogan (FOTO)

Është celebruar në Stambollin e blinduar, dasma e shumëpritur e vajzës së Presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, Sumeyye me sipërmarrësin Selcuk Bayraktar. Ceremonia u mbaj në qendrën kulturore Yahya Kemal Beyatli në lagjen Kucukcekmece. Shifra e të ftuarve ishte e pabesueshme. Në dasëm ishin ftuar 6 mijë vetë, ndër ta emra të njohur të politikës, ekonomisë si dhe lidershipi i partisë qeverisëse “AKP”. Masat e sigurisë ishin tejet të rrepta. Rrugët e të gjithë pjesës europiane të Stambollit u mbyllën, ndërsa gazetarët u mbajtën sa më larg. Po ashtu të ftuarit mund të futeshin në ceremoni vetëm pas një kontrolli të imtësishëm. Sumeyye, më e vogla e katër fëmijëve të “sulltanit” Erdogan, është diplomuar në Universitetin e Indianas në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ka ndjekur masterin në “London School of Economics”. Bashkëshorti i saj Selcuk, i diplomuar për inxhinieri në Stamboll dhe i specializuar në Universitetin e Pennsylvanias, drejton kompaninë e familjes, firmën “Baykar”, e cila merret me prodhimin e droneve për përdorim ushtarak për tregun turk e atë ndërkombëtar.

1733162_er11733162_er3