Një tufë e madhe bletësh e ndoqën makinën e një gruaje për dy ditë me radhë pasi doli nga një rezervat natyror për t’u futur në një dyqan.
Carol Hoëarth, 65 vjeçe u habit kur pa se një tufë e madhe prej më tepër se 20 mijë insektesh kishin mbuluar gjithë pjesën e pasme të makinës së saj.
U desh ndërhyrja e disa bletërritëseve profesionistë që të bëhej e mundur futja e të gjitha bletëve në një kuti të madhe kartoni, përcjell GSH.
65-vjeçarja pas kësaj e mori makinën dhe u kthye në shtëpi, por ku shkoi ditën tjetër të merrte makinën e gjeti tufën e bletëve serish të ngjitur pas saj.
“Një teori është se mbretëresha e tyre kishte ngecur në makinën time, ndaj tufa ishte duke e ndjekur”, – thotë 65-vjeçarja. Por bletërritësit, të cilët e moshuar i thirri për herë të dytë që të largonin bletët, nuk e gjetën asgjëkund atë.
Roger Burns, bletërritës thotë: “Ka mundësi që mbretëresha të jetë tërhequr nga diçka në makinë, ndoshta diçka e ëmbël ose ndonjë ushqim. Kam 30 vjet që merrem me bletari, por asnjëherë nuk kisha parë një gjë të tillë. Është e natyrshme që tufa e bletëve të ndjekë mbretëreshën, por është e çuditshme dhe e pazakontë t’i shohësh ato të ndjekin një makinë për dy ditë”.