Ai dhe e dashura e tij Afrona, janë shumë të dashuruar. Por këngëtari Blero mendohet se mund të bëhet përsëri baba, edhe pse ka një vajzë me emrin Tara.
Në emisionin “Prite të Gjelbrën”, Blero ka bërë një aludim të fortë se ai mund të bëhet sërish prind.
I pyetur nga prezantuesi se nëse Afrona është shtatzënë, Blero nuk e hodhi poshtë një gjë të tillë, transmeton Telegrafi.
“Ka një projekt. Emrin nuk e kemi vendos. Nuk e di a vajzë apo djalë”, ka theksuar Blero në këtë emision.
Nuk dihet nëse Blero e ka pasur seriozisht, por kjo pritet ta rikthejë atë në qendër të vëmendjes vetëm pak muaj pas ndarjes nga Teuta Krasniqi me të cilën e ka vajzën Tarën.