Bleona Qereti ka thënë se nuk i intereson fare politika dhe politikanët, por për Sali Berishën ka një dashuri të paparë. “Doktor Berishën e dua shumë sepse ai riktheu në punë tim atë, i jam shumë mirënjohëse atij”.
Çani e ka pyetur edhe për marrëdhënien me Edi Ramën. “Unë Ramën e kam njohur në vitin 2002 kur bëra koncertin e parë me Elita 5 dhe e përshëndes shumë. Shqipëria ka një kryeministër fantastik”, ka thënë Bleona.