• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Blendi Fevziu thumbon koleget: Këto 3 moderatore shqiptare i kanë buzët njësoj

Puntata e djeshme e ‘Opinion’ kishte në qendër temën e së bukurës. Blendi Fevziu kishte ftuar emra të njohur të showbiz-it shqiptar si Olti Curri, Bora Zemani, Evi Reçi, etj, për të folur në lidhje me bukurinë natyrale dhe atë artificiale. Në fillim të emisionit, në ekran u paraqitën 3 foto të ndryshme buzësh dhe moderatori tha se këto foto ishin në fakt 3 moderatore të ndryshme shqiptare, me tipare të njëjta. “Këto janë buzët e 3 prezantueseve të njohura televizive në Shqipëri, janë të gjitha njësoj. Të gjitha njësoj, njësoj, njësoj komplet. Domethënë. duket se edhe masën e fryrjes e kanë të ngjashme dhe hajde bëje dallimin. Duket një lloj bukurie, e cila në një farë mënyre nuk lidhet edhe me karakterin. Bukuria është edhe një shprehje e karakterit të gjithsecilit, është thënë gjithmonë, por mesa duket sot është një shprehje e karakterit edhe të mjekut estetik”, u shpreh ai. Ashtu siç ndodh zakonisht në puntatat e emisionit të tij, Blendi sërish ka thënë mendimin e tij të sinqertë duke hapur diskutime të mëtejshme, ndërsa përsa i përket moderatoreve në fjalë, ende nuk dihet identiteti i tyre./revistawho.com