• youuinsttaaffccbb
TEST
2, Breaking News, Lajme

Blendi Fevziu në ngjitje të malit ‘Machu Picchu’, ja kush po e shoqëron moderatorin

Përveç se një nga moderatorët më të suksesshëm këtu në Shqipëri, Blendi Fevziu njihet edhe për dashurinë e tij ndaj udhëtimeve. Ai ka vizituar shumë vende të botës deri tani dhe gjithmonë ka ndarë me publikun momente të veçanta që ka kaluar atje. Destinacioni i tij i fundit, ishte mali i famshëm i ‘Machu Picchu’, të cilin moderatori ka vendosur ta ngjisë së bashku me vajzën e tij, Mishel dhe me disa miq të saj. Kjo ka qenë një eksperiencë e veçantë për të gjithë dhe sigurisht, Blendi ka publikuar shumë foto dhe video të vendeve magjike që ‘grupi’ ka vizituar. Moderatori ka publikuar dhe foto me Mishelin në ‘Instagram-in’ e tij, gjë që nuk ndodh zakonisht, pasi ai gjithmonë është treguar hermetik në lidhje me familjen e tij. Tani Mishel është një vajzë e rritur dhe duket se marrëdhënia e tyre është bërë akoma dhe më e fortë se më parë. Me siguri, ajo do të jetë shoqëruesja e babait edhe në udhëtimet që do të vinë më pas./revistawho.com

View this post on Instagram

Machu Pichu – Peru

A post shared by Blendi Fevziu (@blendifevziu) on