• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Blendi Fevziu frymëzohet nga protesta, kujton dhjetorin e 90’ me Ben Blushin (foto)

Drejtuesi i“Opinion” Blendi Fevziu duket se është “frymëzuar” nga protesta e opozitës zhvilluar sot në Tiranë. Protesta e këtij dhjetori, e ka kthyer gazetarin pas në kujtime, në dhjetorin e vitit 1990, atëherë kur studentët ndryshuan njëherë e përgjithmonë historinë e Shqipërisë. Mirëpo Fevziu asokohe ishte me të tjerë sudentë, që sot janë po ashtu emra të rëndësishmë në jetën publike, si për shembull deputeti Ben Blushi. Këto çaste historike të Shqipërisë, por dhe shumë të rëndësishme në jetën e Benit dhe Blendit, janë dokumentuar në këtë foto bardhë e zi. “Dhjetor 1990! Nata e fundit e protestave. Një nga ditët më të bukura të jetës”, shkruan Fevziu. “Nga lart poshtë: Ben Blushi, Eni Velcani, Eva Zhegu, Noela Panariti. Ulur: një student i panjohur, Blendi Fevziu, Pirro Thanasi”, shkruan në postimin e tij në Facebook”, shënon më tej gazetari.