• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Blendi Fevziu e sheh të ardhmen e vajzave të tij larg Shqipërisë, tregon arsyen pse

Blendi Fevziu këtë të shtunë vendosi të dilte jashtë ambienteve të “Klan-it”, duke u shfaqur në një tjetër televizion kombëtar. Moderatori i njohur ishte i ftuar special në emisionin “Shiko kush luan” dhe në një intervistë ballë për ballë Luana Vjollcës ai zbuloi shumë detaje për jetën e tij.

Si një baba që ka një lidhje të ngushtë me vajzat e tij, Blendi ka treguar se atyre nuk ju thotë asnjëherë ‘Jo’. Kur u pyet se ku i sheh vajzat pas disa vitesh, Blendi u shpreh se i mendon duke jetuar larg Shqipërisë, sepse sipas tij ky është një vend maskilist në raport me femrat. Moderatori i njohur është baba i dy vajzave, Mishel dhe Alis, me të cilat shfaqet shpesh në rrjete sociale. Më herët ai ka treguar se një ndër pengjet e tij më të mëdha është koha që ka humbur me Mishelin për shkak të angazhimeve të shumta në punë. /revistawho.com