• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bija ime/ Ojky rrëzohet nga shkallët dhe pëson krizë, ja ç’do ndodhë nesër

Ilajda rrëzon Ojkyn nga shkallët e shkollës. Ojky bie pa ndjenja dhe Sevgi shqetësohet për të. Demir dhe Ugur bëhen gati për të kryer vjedhjen. Demir mëson se Ojky është rrëzuar dhe heq dorë nga vjedhja. Demir mëson se ka qenë Ilajda ajo që e rrëzoi Ojkyn. Ai debaton me mamanë e Ilajdës dhe i tregon që Ojky është shumë e sëmurë. Mamaja e Ilajdës ka frikë se Ojky ka sëmundje ngjitëse. Demir e çon Ojkyn në parkun e lojërave dhe argëtohen bashkë. Në darkë Ojky pëson krizë dhe kërkon me ngulm tezen e saj. Demir nuk duron dot më dhe i bërtet Ojkyt. Ai i kërkon të kujtojë. Xhandan qetëson Ojkyn. Demir nuk ka më shpresa dhe del në rrugë duke qarë. Të nesërmen Demir e gëzon Ojkyn dhe si familje shkojnë në piknik. Demir vendos të bëjë gjërat që ka bërë më përpara me Ojkyn që asaj t’i kthehet kujtesa. Xhemal merr përgjigjen e analizave të ADN. Ai takon Ojkyn por asaj i bie të fikët./revistawho.com