• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bija ime/ Ojky mëson se Demir nuk është babai i saj i vërtetë, ja ç’do ndodhë nesër

Demir kujdeset për Ojkynë dhe lë pas dore punën. Ai merr një telefonatë nga puna dhe detyrohet të kthehet në punë. Demir e lë Ojkynë me Ugurin. Asu shkon të vizitojë Ojkynë dhe i dhuron një libër. Nënës së Ugurit i bie të fikët. Ugur detyrohet ta lërë Ojkynë me Asunë. Ai telefonon Demirin për ta informuar por Demir nuk e dëgjon telefonin. Asu e merr Ojkynë në shtëpinë e saj pa lejen e Demirit. Demir ndihmon sërish kolegun i cili ka fëmijën sëmurë. Pronari mëson se një punëtor është larguar dhe qorton punëtorët e tjerë. Demir merr përsipër fajin. Xhemal shkon në shtëpinë e Asusë dhe vepron sipas planit të tyre. Xhemal i thotë Ojkysë se Demir nuk është babai i saj. Ojky qan dhe nuk mund ta besojë Xhemalin. Demir mëson se Ojky ndodhet me Asunë dhe e telefonon. Ojky i lutet Demirit ta marrë nga Asuja. Demir është i detyruar të vazhdojë punën dhe i premton Ojkysë se do shkojë ta marrë nga Asuja sapo të mbarojë. Asu kujton momentin kur tentoi të vriste veten pas lindjes së Ojkysë. Demir mbaron punën dhe shkon e merr Ojkynë. Demir lexon ditarin e Ojkysë dhe mëson se Xhemal i ka thënë se ai nuk është babai i vërtetë./revistawho.com