• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme, Who Serial

Bija ime/ Demir vendos të bëjë testin e ADN-së, ja ç’do ndodhë nesër

Demir shkon në shtëpinë e Xhemalit dhe e godet me grusht. Xhemal i fut dyshime Demirit se Ojky nuk është vërtetë vajza e tij. Demir kërcënon Xhemalin të qëndrojë larg tij dhe Ojkysë. Demir shkon me vonesë në punë dhe e pushojnë nga puna. Ojky fillon të ketë dyshime pas fjalëve të Xhemalit. Ajo kërkon të dijë nëse i ngjan Demirit. Mertxhan i thotë se ajo i ngjan shumë të atit dhe Ojky gëzohet. Demir i tregon Ugurit dyshimet se Ojky mund të mos jetë vajza e tij. Ugur këshillon Demirin të mos i besojë gënjeshtrave të Asusë dhe Xhemalit. Demir vendos të bëjë testin e ADN. Xhemal i tregon Xhandanit se Demir e ka goditur. Demir nuk i tregon Ojkysë që e kanë pushuar nga puna por e gënjen duke i thënë se ka marrë një javë leje. Ojky dëgjon Demirin duke folur fshehtas me Ugurin. Ajo mëson se Demir do bëjë testin e ADN. Ojky vendos kapuç në kokë që Demir mos t’i marrë asnjë fije floku për të bërë testin. Demir mendon se Ojky është sëmurë sërish. Ojky kërkon të qëndrojë tek Asu. Demir arrin të gjejë një qime të flokëve të Ojkysë dhe shkon të bëjë testin./revistawho.com