• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Big Mama shpjegon raportin me modelin turk dhe flet për jetën e saj private

Përpara pak javësh u përfol se Big Mama ishte në një lidhje me modelin turk Serhan Kaynarpinar dhe e gjitha nisi nga një foto që këngëtarja publikoi në rrjete sociale. Big Mama postoi në ‘Instagram’ një fotografi në të cilën shihej shumë pranë modelit dhe e shoqëroi me mbishkrimin: “Këto ditë të ftohta do ju sjell pak dashuri”.

Pas publikimit të gjithë filluan ta uronin këngëtaren për lidhjen, por më pas u zbulua se në të vërtetë mes saj dhe modelit nuk kishte asgjë. Serhan u bë pjesë e klipit të ri të Big Mamas, “Akoma të du”, që ishte një ripunim i këngës së Bertan Asllanit. Ndërkohë së fundmi e ftuar në “Prive”, këngëtarja ka shpjeguar publikisht raportin me modelin dhe çfarë po ndodh me jetën e saj private. Ajo ka treguar se Serhan është një mik i mirë i saj dhe në momentin që po udhëtonte drejt Turqisë për xhirimin e emisionit dhe këngës së saj takoi edhe modelin e aty kishte vendosur që ai të bëhej pjesë e videoklipit. Big Mama ka thënë se e dinte shumë mirë që fotoja do shkaktonte reagime dhe menjëherë filluan urimet edhe nga njerëzit e saj të afërt për “lidhjen e re”. E pyetur për jetën e saj private Big Mama ka treguar se është beqare dhe nuk ka mohuar lidhjet e mëparshme. “Nuk jam në lidhje me asnjë. I lutem Zotit të më dalë dhe mua dikush. Kam pasur dhe unë të dashur, por nuk më ka ecur, që mos të bëjmë tani si Shën Mëria”, është shprehur Big Mama. Megjithatë këngëtarja vazhdon të jetë aktive në jetën e saj profesionale, sepse përveç angazhimit me emisionin “Mama’s Trip”, pritet që së shpejti ajo të publikojë edhe projekte të reja muzikore. /revistawho.com