• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bieta Sulo përmbledh te gjitha përjetimet e 34 vjetorit: Ky vit ka qenë i ngarkuar dhe përmbushës

Bieta Sulo përmbledh te gjitha përjetimet e 34 vjetorit: Ky vit ka qenë i ngarkuar dhe përmbushës Ditën e sotme moderatorja e njohur, Bieta Sulo, ka festuar ditëlindjen e saj të 34-t.

Me anë të një postimi në ‘Instagram’, ajo ka dashur të ndajë më të gjithë ndjekësit e saj, emocionet që ka ndjerë këtë vit teksa e ka parë veten më të formuar profesionalisht.

“Ky vit i 34-t i jetës ka qenë i ngarkuar dhe përmbushës në planin profesional. Besimi i orarit të pasdites, ‘Ftesë në 5’, angazhimi im kryesor tek prezantimi i mbrëmjes së ‘Top Channel’, pjesëmarrja në këngën e fund vitit, prania në spektaklin e humorit ‘Portokalli’ natën e pritjes së 2019-ës, angazhimi në fushata sensibilizuese me në fokus vajzën, gruan deri tek ‘Top Talent 2’, që do të nisë transmetimin shumë shpejt, si gjithmonë në ‘Top Channel’. Mirënjohëse dhe falenderuese për mbështetjen tuaj. Kur e nisa këtë sezon televiziv, këtu në ‘Instagram’ kisha rreth 40 mijë ndjekës, pa u përmbyllur sezoni jemi thuajse 100 mijë ndjekës”, ka shkruar Bieta në postin e saj më të fundit.

Kujtojmë se moderatorja është një nga figurat kryesore të ekranit të ‘Top Channel’ dhe prej disa muajsh drejton programin e përditshëm të pasdites ‘Ftesë në 5’./revistawho.com