• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Bieta Sulo e ka gjithçka të qartë, fundjava i dedikohet vetëm Kroi Art

Prej shtatorit të 2018-tës Bieta Sulo është çdo javë prezente në ekranin e ‘Top Channel’ për moderimin e emisionit ‘Ftesë në 5’. Pavarësisht se drejtimi i një programi ishte një eksperiencë e re për Bietën, ajo arriti ta tejkalonte këtë sfidë në mënyrën më të mirë. Gjatë kësaj kohe ajo ka thyer rekorde shikueshmërie me emisionin e saj, duke qenë se i është dedikuar plotësisht për të arritur më të mirën. Por sigurisht që ky angazhim shoqërohet edhe me të tjera vështirësi, siç mund të jetë mungesa e pranisë së saj tek vogëlushi Kroi Art. Nga e hëna në të premte Bieta nuk mundet të jetë gjithë kohës pranë djalit të saj, por duket se fundjavën ja dedikon plotësisht atij. Mbrëmjen e sotme moderatorja ka publikuar një foto në të cilën shihet se Kroi është mbështetur në krahët e saj dhe ky moment nënë e bir duke shumë paqësor. Përkrah tyre shihet edhe një arush i madh, të cilën Bieta ia dhuroi djalit para pak javësh. Bashkangjitur imazhit me Kroin në krahë, moderatorja ka shkruar: “Koha për Kroin sapo filloi… 5 ditë për ‘Ftesë në 5’, 2 të shtrenjta për birin”.

Përmes postimeve në rrjete sociale Bieta ka treguar se ajo dhe Albani preferojnë që në fundjavë të “arratisen” larg Tiranës për të shijuar sa më shumë momentet e tyre familjare. /revistawho.com