• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Beyonce flet për abortin që ka pësuar: Qëllimi i jetës sime ndryshoi

Këngëtarja e famshme, Beyonce, ka folur në një intervistë për “Elle” mbi abortin që ka pësuar para se të sillte në jetë vajzën e saj, Blue Ivy. Ajo është shprehur se kjo ngjarje e ka ndryshuar atë dhe këndvështrimin që ka për jetën. “Suksesi duket ndryshe për mua tani. Mësova se e gjithë dhimbja dhe humbja është në të vërtetë një dhuratë. Aborti më mësoi se duhet të isha “mamaja” e vetes sime, para se të isha mamaja e dikujt tjetër. Pastaj erdhi në jetë Blue dhe qëllimi i jetës sime ndryshoi. Të isha numri 1, nuk ishte më parësore për mua. Fitorja ime e vërtetë është krijimi i artit dhe një trashëgimi që do të jetojë shumë përtej meje. Kjo është përmbushëse”, është shprehur Beyonce. Kujtojmë se përveç Blue Ivy-t, këngëtarja është nënë edhe e dy binjakëve.