• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Instant Articles, Lajme

Beyonce dhe Jay Z nisin pushimet, ja si duken binjakët e tyre tani

Beyonce dhe Jay Z janë nisur një ditë më parë në pushime së bashku me binjakët e tyre, Rumi dhe Sir. Ata kanë udhëtuar drejt vendlindjes së reperit në New York dhe më pas kanë shkuar në plazhin e Hamptons.

Të dy prindërit janë parë të kujdesen maksimalisht për të vegjëlit e tyre, duke i mbajtur ata nën strehë për t’i ruajtur nga dielli i nxehtë. Rumi dhe Sir ishin veshur me rrobabanje të njëjta dhe dukeshin shumë të lumtur teksa luanin.

Kjo është ndër daljet e rralla publike të Beyonce dhe Jay Z me fëmijët e tyre, pasi hera e fundit që i kemi parë binjakët ka qenë në fillim të vitit 2019 kur Beyonce i shfaqi ata në një video montazh./revistawho.com