• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Beyonce dhe Jay Z japin bileta falas për fansat, ja kushti i tyre

Nëse jeni adhurues i çiftit më të pasur në botë, atëherë mund të keni mundësinë t’i ndiqni ato live dhe ç’është më e rëndësishmja, falas. Këtë do t’jua mundësojë vetë Beyonce dhe Jay Z, pasi kanë zbuluar se do fillojnë të dhurojnë bileta të koncerteve të tyre për fansat. Sigurisht, që kjo të ndodhë duhet të plotësoni një kusht të rëndësishëm. Biletat do të jenë vetëm për ato persona që duan të mbrojnë planetin tonë dhe ushqehen vetëm me ushqime jeshile. Dyshja ka menduar se kjo mund të jetë një mënyrë e mirë për të ‘motivuar’ një pjesë të njerëzve që të hanë sa më pak mish dhe hamburgera. Gjithashtu, në këtë mënyrë mbështesin dhe projektin e tyre ‘Greenprint’. Fituesi do zgjidhet në mënyrë rastësore, në 22 maj./revistawho.com