• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Instant Articles, Lajme

Besniku publikon momentet më të bukura nga dasma dhe i dedikon Jonidës fjalët më të ëmbla

Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi në 14 shtator kurorëzuan me martesë dashurinë e tyre. Dasma e çiftit të aktorëve ishte një nga më modernet që kemi parë deri më sot dhe nga ato çfarë u publikua në rrjete sociale u duk se të gjithë e shijuan në maksimum. Këtë gjë Bensiku sapo na e ka konfirmuar përmes një video me momentet më të bukura nga dasma. Ajo çfarë është e dukshme është se të gjithë kanë kërcyer pafund dhe se çdo i ftuar është ndjerë i lirshëm, njësoj si vetë nusja me dhëndrin. Përmes videos së postuar Besniku ka falenderuar të gjithë ata që bashkëpunuan për dasmën e tyre dhe fjalët më të bukura i ka rezervuar për bashkëshorten e tij, Jonidën.

View this post on Instagram

HAHAHAHAHH u knaqa tu e pa. Kqyreni krejt ju qe keni qene prezent se krejt qitu dikah jeni………Kisha dasht me ju falenderu secilin vec e vec po jeni shume! Ju dua fort dhe flm qe na keni gzu ate nate! Yllka Brada, flm zemer! Je fantastike. M’ke bo t’bukur gati sa nusja. Te faleminderit shume shume shume! @yllkabrada Ami Event, video po flet ma shume dhe ckado qe shtoj vec e teproj! @amievent_official @amardatoska Klajdi Resort dhe familja Kokoshi! Flm per gjithcka dhe qe jeni aq t’mire e t’dashtun! @klajdi_resort Ju krejt secili qe po shiheni tu u knaq e tu kcy e tu bo stila, flm shume! @jonidavokshiofficial ❤️ Gru, t’du fort! Nusja vec qishtu si ti duhet mu duk’ se edhe ne perralla duken qishtu! Btw, shyqyr qe u kry per 14 ore dasma se me pas zgjate edhe 4 dite, keta s’paten mu ndal! Krejt faji i @faton_isufi qe e nisi prej fillimit 😂😂😂 Faton, te dua fort edhe shume dashni per krejt! ❤️ p.s. @alban_ukaj a pe sheh cka ke hup? Une ni zarf prej teje, e ti kqyre videon. 😂😂😂

A post shared by besnik krapi (@besnikkrapi) on

“Grua të dua fort! Nusja vetëm kështu si ty duhet të duket se dhe në përralla duken kështu! Meqë ra fjala shyqyr që u bë dasma për 14 orë se të zgjaste edhe 4 ditë këta s’do ndaleshin”, ka shkruar Krapi në postimin e tij. Jonida dhe Besniku e bënë lidhjen e tyre publike gjatë muajit maj, kur Vokshi deklaroi se ishte e dashuruar në emisionin “Xing me Ermalin”. /revistawho.com