• youuinsttaaffccbb
TEST
1, Breaking News, Lajme

Besi dhe Xhensila zbulojnë portretin e plotë të vajzës pas 1 viti: Ajka, ëndrra jonë e bërë realitet

Bes Kallaku dhe Xhensila Myrtezaji u bënë prindër fiks një vit më parë. Ata vendosën ta quanin vogëlushen e tyre Ajka, por kanë qenë gjithmonë shumë hermetikë përsa i përket publikimit të pamjes së saj të plotë. Sot, në 1 vjetorin e saj, Besi ka vendosur të zbulojë pamjen e vogëlushes me një portret familjar që duket të jetë shkrepur disa orë pas lindjes së Ajkës. Sigurisht krahas fotos, nuk mund të mungonte dhe një dedikim i ndjerë nga ana e aktorit, i cili i ka shkruar vajzës së tij fjalët më të bukura.

View this post on Instagram

O Ajka e jetes, urime ditelindjen tende te pare. Une nuk do te te shkruaj shum gjate sepse mami yt ka 3 dit qe po shkruan urimin per ty edhe akoma nuk e ka mbaruar 😂. Cti bejm qaramanes? 😂 Egziston nje force aq e madhe terheqjeje ne bote qe quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri edhe dhenç vetem dashuri. Lutu gjithmone qe te kesh sy qe shohin me te miren tek te tjeret. Te kesh zemer qe fal me te keqen, nje mendje qe e harron te keqen. Dhe nje shpirt qe nuk e humbet kurre besimin e Zotit. Ne po te mesojme si te ecesh vete, si ben qeni apo macja, te thuash “Besi” edhe “Xhensila” (kete mezi e shqiptojne edhe te rriturit ne fakt 😂). Por sa po mesojme edhe ne nga ty, dhe sa po rritemi edhe ne prej teje. Ta dish qe te dua aq shum sa kam mesuar cdo kenge femijesh permendesh nga “Johny Johny Yes Papa” e deri tek “Baby Shark” 😂 Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim.

A post shared by bes kallaku (@bes_kallaku) on

“O Ajka e jetës, urime ditëlindjen tënde të parë. Unë nuk do të të shkruaj shumë gjatë, sepse mami yt ka 3 ditë që po shkruan urimin për ty dhe ende nuk e ka mbaruar. Ç’ti bëjmë qaramanes? Egziston një forcë aq e madhe tërheqëse në botë që quhet ‘DASHURI’. U rritsh me dashuri dhe dhënç vetëm dashuri. Lutu gjithmonë që të kesh sy që shohin më të mirën tek të tjerët. Të kesh zemër që fal të keqen, mendje që harron të keqen dhe një shpirt që nuk e humbet kurrë besimin e zotit. Ne po të mësojmë si të ecesh vetë, si bën qeni dhe macja, si të thuash ‘Besi’ dhe ‘Xhensila’ (Këtë mezi e shqiptojnë dhe të rriturit në fakt), po sa po mësojmë ne nga ty dhe sa po rritemi ne prej teje. Ta dish që të dua aq shumë sa kam mësuar çdo këngë fëmijësh përmendësh, nga ‘Johny Johny Yes Papa’ tek ‘Baby shark’. Ajka, o lul’e bukur e gjakut tim”, ka shkruar aktori. Komentet kanë qenë të shumta, qoftë nga fansat e çiftit apo nga kolegët e tyre, të gjithë duke shprehur dashamirësinë e tyre. Nëse jeni prekur nga urimi i Besit, atëherë bëni gati farcoletat kur të lexoni atë të Xhensilës./revistawho.com

View this post on Instagram

Per nektarin e jetes time, bija ime, mbreme e kisha te pamundur te flija, e mezi prisja te hapje syte e embel. E ndjej akoma aromen dhe faqet e ngrohta te tuat kur te sollen tek une. Ma ngrohen shpirtin si askush me par ne jete, ndjesia hyjnore. Ditelindja jote, dita me e bukur e e jetes time. Lutja ime, me ty njoha edhe me shume Zotin, kuptova se sa shume dashuri dhe dhembshuri ndjen ai per ne. Ti solle lutjen, Lutem per ty sa hap syt, e gjumi me ze duke falenderuar Zotin per mrekulline qe na solli ne jeten . Nuk te dhuruam ne jeten, ti na dhe boten. Ne te dyja kemi qendruar 24 ore bashk, kemi qeshur, kemi kercyer, kemi qar te dyja kur ti ke ber vaksinat, kur te dhimbte barku, e tani qe po te dalin kicat(dhembet), kemi eksploruar boten bashk perreth, nuk po meson ti nga une, une po mesoj nga ty, po e shoh boten vetem nga syt e tu, dhe e di sa shume ngjyra, pasterti, gezim, po shohin syt e mi tani? Na presin dhe shume vite per te mesuar nga njera tjetra, shoqja, motra, bija ime. Ne ja dolem zonjush Ajka, te perjetojm me te bukrin vit me plot sfida, e mesime. Ti ke fuqine, ti me ndyshove mua dhe jeten time pergjithome. Mos e harro kurr, kurr mos ndjej frik, kur ti te kalosh permes ujrave mami do jet me ty. Ne fillim une dhe babi kishim njeri-tjetrin, tani kemi gjithcka. Ajka endrra jone e ber realitet.

A post shared by Xhensila Myrtezaj (@xhensilamyrtezaj) on

CLOSE
CLOSE